Apeli i la në burg të birin me urdhër të Gjykatës Speciale, rrëfehet babai i Dritan Goxhajt

Aktuale

Apeli i la në burg të birin me urdhër të Gjykatës Speciale, rrëfehet babai i Dritan Goxhajt

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:55
Dritan Goxhaj dhe babai i tij, Dilaver Goxhaj

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për ‘News24’, Koloneli Dilaver Goxhaj foli për arrestimin e djalit të tij Dritan Goxhaj.

“Kur po dilte nga zyra e avokatit erdhi postieri dhe i solli njoftimin që u konfirmua kërkesa për rinovim. Por sot kanë dashur të bëjnë gjyqin për revokimin e masës së sigurisë,-i thamë. Në sallën e gjyqit konstatova se ishin administruesit e administratës së Gjykatës së Kosovës. Pra një gjyq pa prezencën e avokatit. Kjo ishte një befasi edhe për ne edhe për djalin.

Çfarë është kjo urgjencë kaq e madhe? Duket sikur Shqipëria duket si protektorat i Gjykatës Speciale, kjo bën inekzistente të gjitha strukturat e shtetit shqiptar. Si është e mundur që nuk njoftohet as avokati dhe as familja dhe askush tjetër? I kërkoj gjykatës që ta bëjë me dyer të hapura. Është një shkelje e madhe që bëhet për djalin tim. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë që ta ndalojnë këtë rast.

E them me bindjen e shpresën se kjo kërkesë do të merret parasysh. Avokati është në proces të përgatitjes që ta çojë në Strasburg për të hedhur në gjyq të dy qeveritë, për një shkelje kaq të madhe. Rast i paprecendent”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat