“Rezerva shtetërore nuk është sekret”, Duriqi: Ministrja e përfshirë në aferë, nuk pritet të ketë dorëheqje

Aktuale

“Rezerva shtetërore nuk është sekret”, Duriqi: Ministrja e përfshirë në aferë, nuk pritet të ketë dorëheqje

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:13
Visar Duriqi

I ftuar në një lidhje skype në “Ballkan Update”, gazetari Visar Duriqi foli në lidhje me arrestimet e ditës së sotme në Kosovë në lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

Ai tha se rezervat shtetërore më parë nuk kanë qenë sekret, sekret ka qenë vetëm vendndodhja dhe sasia.

“Para se të vinte në pushtet Kurti, sekret ka qenë vetë vendi ku mbahej, por jo blerja. Në qeveritë e kaluara gruri është blerë nga prodhuesit vendorë. Qeveritë e kaluara kanë pasur mirësinë që në këtë aspekt të përfitonin edhe prodhuesit vendorë.

Për shkak se praktika e mëparshme nuk është shpikur këtu, por është marrë nga vende të tjera. Sekret është bërë edhe fondi për sigurinë, fond për të cilin paguajnë qytetarët kosovarë”, tha gazetari.

Sipas gazetarit, fakti që kjo qeveri po quan sekret disa gjera që më parë kanë qenë publike, bëhet vetëm për ta pasur më të lehtë për të bërë korrupsion.

“E kemi parë që se sa herë është fjala është sekret, kur më parë ka qenë publike, atëherë bëhet fjalë për korrupsion. Ne nuk jemi në luftë, që të mbajmë sekret rezervat shtetërore, kjo është bërë për ta pasur më të lehtë për të bërë korrupsion.

Ky problem është ngritur për më shumë se një vit në parlamentin e Kosovës një deputet, por ka marrë refuzime nga ministrja”, shtoi Duriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat