Avokati Berisha: Kërcënimi nga militanti i VV-së lidhet me mendimet e mija kundër pushtetit

Aktuale

Avokati Berisha: Kërcënimi nga militanti i VV-së lidhet me mendimet e mija kundër pushtetit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 21:10
Besnik Berisha

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, një ndër personat më kritikë ndaj pushtetit aktual, së fundmi është kërcënuar nga një person. I dyshuari del të jetë militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdulla Mjeku.

Mjeku, dyshohet se ka kanosur seriozisht avokatin Berisha derisa ky i fundit ishte duke ecur në këmbë.

Për këtë rast, Berisha ka falënderuar Policinë dhe Prokurorinë për ndërhyrje të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarit.

Avokati deklaron se kërcënimi ndaj tij nuk ka të bëjmë me punën e tij si avokat e as pronësinë e tij të mediumit, por është kërcënuar për shkak të fjalës dhe mendimit të tij të lirë.

“Po, është e vërtetë. E falëndëroj Policinë për reagimin e shpejtë dhe Prokurorinë për efikasitet në kapjen e të dyshuarit dhe ndalimin e tij. I besoj drejtësisë, nuk dua të komentoj më shumë.

Për korrektësi, kërcënimi nuk lidhet asgjë me punën time si avokat e as si pronar i mediumit, por lidhet me fjalën e lirë dhe mendimet e shprehura publikisht kundër pushtetit dhe kjo u bë sebep që ky militant të më kanos sëriozisht”, tha Berisha.

Në fund, ai shtoi se kërcënimet nuk do të ndikojnë që të zbrapset as të ndryshoj qëndrim ndaj padrejtësive.

“Pavarësisht kësaj dhe kërcënimeve si ky, unë asnjëhërë nuk do të ndryshoj bindje e as qëndrimet ndaj të keqes dhe padrejtësisë”, përfundon avokati, Besnik Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat