Çitaku i kërkon dorëheqjen Rozeta Hajdarit, qeverinë e quan “për keqardhje”

Aktuale

Çitaku i kërkon dorëheqjen Rozeta Hajdarit, qeverinë e quan “për keqardhje”

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 21:25
Vlora Çitaku

“Për keqardhje” e konsideron Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tërë situatën e krijuar ku tashmë në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Çitaku tha se në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari.

“Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”, shkroi Çitaku.

“Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat