Tha se javën e ardhshme mund të arrestohet Hajdari, Zyba i reagon Qalajt: Këta siç duket e bëjnë gjyqin në Kosovë

Aktuale

Tha se javën e ardhshme mund të arrestohet Hajdari, Zyba i reagon Qalajt: Këta siç duket e bëjnë gjyqin në Kosovë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:42
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba i ka reaguar deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se javën e ardhshme ministrja, Rozeta Hajdari do të intervistohet nga prokurori i Prokurisë Speciale dhe se ndoshta do të arrestohet.

Zyba përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta janë ata që paralajmërojnë dhe organizojnë arrestime.

Ai tutje ka thënë se këta janë ata që siç duket bëjnë gjyqin në Kosovë.

“Pra këta janë ata që paralajmërojnë dhe organizojnë arrestimet.

Këta janë ata që siç duket bëjnë gjyqin në Kosovë.” – ka shkruar Zyba në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat