Gjoshi i PDK-së: Kurti po e mbron Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjin sepse është i përfshirë në këto vepra

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Kurti po e mbron Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjin sepse është i përfshirë në këto vepra

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:43
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës e ka komentuar reagimin e kryeministrit, Albin Kurti rreth arrestimeve që kanë ndodhur sot për Rezervat Shtetërore.

Gjoshi ka thënë se është i skandalizuar nga videoja e Kurtit, dhe sipas tij kjo video është dëshmi se ai ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë po e pengon drejtësinë.

Gjoshi tutje ka shkruar se Kurti po e mbron ministren Rozeta Hajdari e Ridvan Muharremin sepse është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra.

Postimi i plotë:

Jam i skandalizuar nga videoja e Albin Kurti.

Kjo video është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, Kryeministri po e pengon drejtësinë.

Albin Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Dallavergjiun sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra të pastra korruptive dhe kundër sigurisë kombëtare.

Bashkëpunëtori i superkriminelit, Milan Radojçiqit, ashtu siç e mbronte Mimoza Kusarin që ia koordinonte punët, njejtë po e mbron Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjiun.

Albin Kurti me të njejtën fuqi e mbron edhe Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat