Haradinaj kritikon Kurtin: Ç’është ky kryeministër që sulmon sistemin gjyqësor e mediat dhe mbron “dosllarët”?

Aktuale

Haradinaj kritikon Kurtin: Ç’është ky kryeministër që sulmon sistemin gjyqësor e mediat dhe mbron “dosllarët”?

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:52
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pas përkrahjes që ky i fundit i dha ministres së tij, Rozeta Hajadrit, ndërsa sulmoi sistemin gjyqësor e mediat.

Haradinaj pyeti se ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë së shtetit të tij e i mbron “dosllarët e krimit”.

Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”.

Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se sot janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe Ridvan Muharremi, pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat