Pritjet mbi katër orë për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Aktuale

Pritjet mbi katër orë për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në kolona të gjata mbi katër orë (250-270 minuta) për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në dy orë (120 minuta), Mutivodë deri në 10 minuta, Muçibabë deri në 5 minuta.

Image
Raporti

Opozita kërkon shkarkimin e ministres Hajdari, kryeministri Kurti thotë se ka besim të plotë te ajo

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat