Bolton paralajmëron destabilizimin e Ballkanit nëse Trump zgjidhet president, përmend edhe Kosovën

Aktuale

Bolton paralajmëron destabilizimin e Ballkanit nëse Trump zgjidhet president, përmend edhe Kosovën

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:53
Donald Trump dhe John Bolton

Diplomati amerikan, John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar për Siguri Kombëtare i Donald Trump sa ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë dje një intervistë për gazetarët e Shoqatës së Mediave të Huaja në SHBA, ndërsa i është përgjigjur edhe gazetarit të njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa.

Ambasadori John Bolton është shprehur se në Ballkan njerëzit janë gjithmonë gati me benzinë e shkrepëse për t’i vënë zjarrit gadishullit. Madje ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit Robert Papa, i cili i tha: “Administrata e Biden duket shumë e dobët në Ballkan dhe administrata mbështet ish-komunistët në Shqipëri, çfarë përgjigje keni?”.

Ndërkohë përgjigjia e zotit Bolton ishte si vijon: “Politikat e administratës për Ballkanin janë po aq jologjike sa edhe gjithë politikat e tjera. Është diçka për të cilën nuk kanë menduar qysh nga administrata e Klintonit, me marrëveshjen e Dejtonit. Nuk mendoj se e kuptojnë se lufta në Ukrainë ka potencialin për destabilizimin në Ballkan. Ka shumë gjëra që duhet të bënin dhe nuk po i bëjmë. Nuk e di se çfarë politikash do të kishte Trump aty, po të fitonte përsëri. U përpoqa të shërbeja me kohën time, duke zgjidhur ndryshimet me Kosovës dhe Serbisë. Mendova se ja vlente. Mendova se palët do binin dakord. Nuk funksionoi, nuk do të thotë se do jetë më pak e rëndësishme herën tjetër. Mos harroni Trump kërcënoi të tërhiqej nga NATO. Mendoj se ai është serioz rreth kësaj. Nuk e parashikoj kohën që do e bëjë, por nëse SHBA do tërhiqej prej NATO-s, ajo lloj mbrojtje do zhdukej. Mendoj se çdo lloj gjë e keqe do ndodhte jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europën Lindore dhe Qendrore.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat