Ish-zv/ministri i Brendshëm: Dorëheqja e policëve serbë, skenar destabilizues i Vuçiqit

Aktuale

Ish-zv/ministri i Brendshëm: Dorëheqja e policëve serbë, skenar destabilizues i Vuçiqit

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:22
Valdet Hoxha

Ka pak javë që kanë filluar punën në Policinë e Kosovës.

Nga 46 sa kanë qenë policë të rinjë të komunitetit serbë, shtatë prej tyre nuk janë më në këtë institucion.

Për këtë, ka “gisht” Beogradi, thotë një ish zv ministër i Brendshëm i Kosovës.

Valdet Hoxha tha se është vazhdimësi e skenarit për destabilizim nga Vuçiqi.

“Dorëheqja e policëve nga komuniteti serb, vlerësoj që vjen si rezultat i presionit direkt nga politika zyrtare e shtetit fqinj -Serbisë e konkretisht nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kjo është vazhdimësi e skenarit destabilizues të mirëmenduar nga ai. Një tensionim i situatës në veri të Kosovës i konvenon vetëm Serbisë dhe Rusisë, të cilat me një koordinim pothuajse publik, vazhdojnë implementimin e politikave të tyre zyrtare destabilizuese”, thotë ai.

Hoxha thotë se Qeveria duhet të bashkëpunojë ngushtë me aleatët.

Ai thotë se mos të bjerë Kosova në grackën e Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të koordinohet shumë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë duke i planifikuar me kujdes hapat e ardhshëm drejt mbushjes së këtij vakuumi institucional në veri të vendit me qëllim që të mos bie në grackë të politikave destabilizuese të Serbisë”, tha ai.

Lidhur me këto dorëheqje ka pasur dhe reagime nga ndërkombëtarët.

E  ish-zëvendësministëri i Brendshëm, Valdet Hoxha thotë se ndërkombëtarët kanë njohuri më të thella rreth situatës.

“Partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre presioneve dhe këtyre politikave destructive, por natyrisht që këto deklarime janë brenda gjuhës diplomatike dhe jam i bindur që ata kanë njohuri edhe më të thella rreth kësaj situate dhe do t’i ndërmarrin veprimet e tyre diplomatike në funksion të ndihmës për të garantuar funksionimin e mekanizmave të sigurisë në mbarë vendin”, tha ai.

Gjatë një konference për media, presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje Bashkimit Evropian që për këto dorëheqje ta dënojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, siç ka thënë ajo, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat edhe kanë paraparë që një numër i policëve serbë të jenë të komuniteteve, pra të jenë serbë, varësisht nga kompozicioni i komunave. Unë pres nga BE-ja që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkelje të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë mes tjerash Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat