Gruri temë kryesore, Pozhari nxjerr një video të Ramës – ja çka thoshte për grurin serb

Aktuale

Gruri temë kryesore, Pozhari nxjerr një video të Ramës – ja çka thoshte për grurin serb

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:16
Xhevdet Pozhari

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në lidhje me dyshimet mbi keqpërdorimin e rezervave shtetërore, më saktësisht për vajin dhe grurin.

Afera e vajit dhe grurit ka qenë temë diskutimi këto ditë, ku ka pas raportime të ndryshme.

Pasi që kjo temë është aktuale, analisti Xhevdet Pozhari në një postim në Facebook publikoi një video të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën temë kryesore është gruri, përcjell “Bota sot”.

Në këtë video, Rama flet për disa marrëveshje që Shqipëria ka bërë me Serbinë për blerje të grurit, ku edhe thuri lavde për shtetin serb.

Pozhari vendosi një mbishkrim në video duke ironizuar: “Diçka për temën e grurit... Ah bre Albin, pse nuk po lejon me pare të buxhetit të shtetit mu ble gruri prej Serbisë?!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat