Videot e mërgimtarëve ‘thyejnë’ zemra në TikTok, publikojnë momentet kur përshëndetën me prindërit e tyre

Aktuale

Videot e mërgimtarëve ‘thyejnë’ zemra në TikTok, publikojnë momentet kur përshëndetën me prindërit e tyre

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:55
Mërgimtarët

“Askush nuk e njeh më mirë këtë dhimbje se shqiptarët”, janë vetëm disa nga qindra e mijëra komentet e shqiptarëve që i bëjnë në rrjetin social “TikTok”, kur ballkanësit publikojnë video teksa përshëndetën me prindërit e tyre e marrin rrugën për vende të ndryshme Evropiane, atje ku kanë filluar një jetë të re.

Edhe disa nga mërgimtarët tanë, njëjtë si shumë ballkanas, kanë publikuar në llogaritë e tyre në “TikTok” një prej momenteve më të rënda për ta, ku mes lotëve e rënkimit lënë pas më të dashurit e tyre.

Këto momente të dhimbshme kanë shkuar virale në këtë rrjet social, duke u klikuar qindra mijëra herë.

“3 javë si 3 ditë”, ka shkruar njëri prej tyre, teksa dje publikoi një video teksa shihej duke u përshëndetur me më të vjetrin e tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat