Rama e ngriti në qiell, e përqafoi fort, e duartrokiti dhe e rehabilitoi, por ky shtet i tha JO ithtarit të Millosheviqit dhe Putinit

Aktuale

Rama e ngriti në qiell, e përqafoi fort, e duartrokiti dhe e rehabilitoi, por ky shtet i tha JO ithtarit të Millosheviqit dhe Putinit

Nga: M.L. Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:09
Edi Rama dhe Goran Bregoviç

Këngëtarit të njohur serb Goran Bregoviç dhe grupit të tij iu refuzua hyrja në Moldavi menjëherë pasi aterruan në aeroportin e Kishinaut të dielën. Artisti do të performonte në Festivalin Gustar.

Por, tash e dy vite më parë Bregoviç nuk e pati vështirë të performonte në qytetin e Korçës, madje i ftuar nga vet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi e ka komentuar refuzimin që Moldavia ia bëri këtij këngëtari duke e ndërlidhur dhe krahasuar pikërisht me rastin në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Moldavia nuk e lejoi të hynte e të këndonte në një festival aty! Kjo sepse Goran Bregoviç mbështet Rusinë, botën ruse dhe presidentin Putin kundër Ukraines.

Por Edi Rama ia dha Bregoviçit çelësin e Tiranës, e ftoi në festivale në Shqipëri, përfshire Korçen, e ngriti në qiell, e përqafoi fort, e duartrokiti dhe e rehabilitoi këtë këngëtar e ithtar të Milosheviçit!

Bejeni diferencën dhe gjykoni me mendje e jo me stomak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat