LDK akuzon ministren Nagavci për mosblerjen e librave shkollorë për fëmijët: Mos i merr në qafë fëmijë, se s’ta kanë borxh

Aktuale

LDK akuzon ministren Nagavci për mosblerjen e librave shkollorë për fëmijët: Mos i merr në qafë fëmijë, se s’ta kanë borxh

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:16
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami nga LDK e ka akuzuar për dështim ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për mosblerjen e libravë shkollorë për fëmijët.

Sipas Bajramit, këtë dështim nuk e kanë borxh fëmijët dhe se kjo nuk duhet të ndodhi tani kur kanë mbetur një javë para nisjes së procesit mësimor.

“Nisma e Ministrisë së Arsimit që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e librave shkollorë vetëm një javë para se të nisë procesi mësimor është nismë e gabuar, e vonuar që do të ketë pasoja për gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre.

Shteti nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi dhe as kushtëzimeve eventuale nga ndonjë shtëpi botuese, por vendimet për gjëra kaq të rëndësishme për procesin mësimor duhet të merren shumë kohë më parë, të bëhen përgatitje dhe të mos pësojë gjithë shoqëria.

Pra, kemi një dështim të MASHT-it meqë krejt në fund paskan marrë çmimet e larta nga shtëpitë botuese dhe tash i ngarkojnë familjet dhe prindërit e fëmijëve t’i blejnë librat.

Çka nëse mjetet financiare që i shpërndan MASHT-i për këtë qëllim nuk do të mjaftojnë?

Çka nëse s’ka libra mjaftueshëm në treg për nxënësit? Mungesat e librave në treg do të jenë të paevitueshme sepse shtëpitë botuese nuk do të printojnë libra pa u siguruar që do të ketë kërkesë, e kërkesa e prindërve do të dallojë nga ajo e MASHT-it.

Kush garanton se këto shtëpi botuese kanë me ulë çmimin në rast se librat blihen nga prindërit?

Kush e përcjellë tregun?

Kush e monitoron furnizimin me libra të fëmijëve?

Çka nëse kalojnë disa javë ose edhe muaj dhe nxënësit nuk arrijnë të furnizohen me të gjitha librat?

Vitin e kaluar fëmijët tanë e kanë humbë një muaj mësim dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Ministre, mos i merr në qafë fëmijët sepse kanë humbur një muaj mësim vitin e kaluar.

Mos i lë fëmijët pa libra se këtë nuk ta kanë borxh” shkruan Bajrami në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat