Mos sigurimi i librave nga MASH-t, Pozhari për kundërshtuesit: Janë hallakatur se shantazhi nuk i paska funksionuar

Aktuale

Mos sigurimi i librave nga MASH-t, Pozhari për kundërshtuesit: Janë hallakatur se shantazhi nuk i paska funksionuar

Nga: N.E Më: 21 gusht 2023 Në ora: 16:26
Xhevdet Pozhari

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencën e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit të përgjegjësisë për blerjen e teksteve shkollore te prindërit.

Ajo bëri të ditur se mjetet për blerjen e teksteve shkollore do të paguhen nga buxheti i shtetit përmes rimbursimit, ku mjetet do t’u kalohen prindërve përmes platformës e-kosova.

Ndaj Nagavcit kanë reaguar partitë opozitare PDK dhe LDK, por edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili e ka quajtur vendimin qesharak dhe të rëndë nga ana e ministers.

Por, ndryshe mendon analisti Xhevdet Pozhari, i cili sqaron sa miliona ka harxhuar shteti për libra shkollor dhe shtëpitë botuese kërkojnë çmim më të lartë.

“Gjatë 5 viteve të fundit për blerjen e teksteve shkollore nga buxheti qenkan shpenzuar 51 milionë e 898 mijë e 744 euro. Mesatarisht diçka më shumë se 10 milionë euro në vit. Krejt këto para kanë shkuar te shtëpitë botuese, si mjete të garantuara. Tash këto shtëpi botuese paskan lyp pare ma shumë. Për disa libra të shkollës, paskan vu çmim edhe 25 euro! Ministria ju paska thënë, ma shumë nuk ka. Si përfundim, e paska lënë të hapur mundësinë që mjetet të barten tek prindërit dhe ata të vendosin ku t'i blejnë librat për fëmijët e tyre”, shkruan Pozhari.

Sipas tij, ata që reagojnë ashpër janë “hallakatur” se shantazhi për të marrë para më shumë nuk i paska funksionuar.

“Këta që po reagojnë ashpër qenkan hallakatur se shantazhi për me marr pare ma shumë nuk paska funksionu. Veçanërisht në rrethana kur fatkeqësisht bie numri i fëmijëve që ndjekin mësimin shkaku i migrimit. Hala nuk po e kuptoj se pse unë si prind duhet me pagu taksa deri në 25 euro për libra të caktuar, kur vet mund ta gjejë me një çmim ma të lirë?!”, shton Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat