Kurti takohet kokë me kokë sot me kryeministrin grek

Aktuale

Kurti takohet kokë me kokë sot me kryeministrin grek

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 07:19
Kyriakos Mitsotakis dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë. Ai mori pjesë në darkën joformale, ku u diskutua mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që u organizua nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

E sot kryeministri ka një takim kokë më kokë me homologun e tij grek.

Takim të ndarë ka paralajmëruar vet kryeministri grek në publikimin e agjendës së tij ditore. Sipas kësaj agjende Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.

Fillimisht takim do të mbajë me presidentin e Moldavisë Maia Sandu e më pas me atë të Malit të Zi Jakov Milatoviq.

Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45

Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:

Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat