Selmanaj rendit “bilacin e dështimeve” nga MASHT-i

Aktuale

Selmanaj rendit “bilacin e dështimeve” nga MASHT-i

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:22
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka renditur "bilancin e dështimeve" të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se librat nuk janë rasti i vetëm.

Ndër dështimet sipas tij është edhe mos ndërtimi i 160 çerdheve, mos anulimi i pagesës për çerdhe, mos trajnimi i mësimdhënësve e të tjera.

Postimi i plotë:

Librat NUK janë rasti i vetëm…

Tash kur kanë mbet edhe pak ditë deri te fillimi i vitit shkollor në Kosovë, po e bëj bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e Arsimit e sidomos nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

160 çerdhe NUK janë ndërtuar;

Pagesa për çerdhe NUK është anuluar;

Shujtat falas NUK janë siguruar;

Shkollat NUK janë digjitalizuar;

Mësimdhënësit NUK janë trajnuar;

Bibliotekat NUK janë krijuar e pasuruar;

Banim i përballueshëm për mësimdhënësit NUK është garantuar;

Shpërblimi i performancës NUK është realizuar;

Sinkronimi mes arsimit dhe ekonomisë NUK është krijuar;

Laboratorët NUK janë avansuar;

Kërkimet shkencore universitare NUK janë financuar;

Bashkëpunimet ndërkombëtare NUK janë thelluar;

Puna praktike NUK është garantuar dhe subvencionuar;

1000 bursa për vajza NUK janë dhuruar;

Planprogrami NUK është përmirësuar.

E vetmja gjë që është bërë është SHKELË Kushtetuta nga Ministrja Arbërie Nagavci.

Këto janë premtimet e  Lëvizjes Vetëvendosje, ASNJË nuk është realizuar, qytetari është mashtruar e realiteti vetëm sa është përkeqësuar.

Për herë të parë as librat falas NUK janë siguruar.

Vetëvendosje – padituri e instaluar,

Mashtrim i provuar,

Dështim i garantuar,

Arsim i shkatërruar,

Qeverisje e demoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat