U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

Aktuale

U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:04
Dritan Goxhaj

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.

Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Kujtojmë se Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat