Musliu propozon “logon e re” për Vetëvendosjen

Aktuale

Musliu propozon “logon e re” për Vetëvendosjen

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:18
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, në një status në Fecebook ka propozuar një “logo të re” për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj ajo do të ishte logoja ideale për partinë në pushtet. Në ilustrimin që ajo e ka paraqitur shihen dy qershi dhe bishtat e tyre të lidhur në formë të zemrës. “Qershia e Zemrës” është përshkrimi që ajo i ka lënë.

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Qeverisë a pajtoheni edhe ju që kjo do ishte logoja ideale për VV-në?!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu edhe më herët kishte ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Dreqi të hangtë Albin, s’e le asnjë qershi pa e hangër”, i kishte thënë ajo Kurtit në Kuvend.

Vdes 60 vjeçari pas një aksidenti rrugor në Mitrovicë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat