Aeroplani i nisur për Gjenevë detyrohet të kthehet në Prishtinë

Aktuale

Aeroplani i nisur për Gjenevë detyrohet të kthehet në Prishtinë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për në Gjenevë të Zvicrës është obliguar të kthehet në Prishtinë.

I njëjti aeroplan, i cili është i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rikthimi i tij i sërishëm në Prishtinë ndodhi pas 40 minutave fluturimi në qiellin e Kosovës, teksa ende nuk dihen arsyet për një gjë të tillë.

Image
Harta

Këto të dhëna janë publikuar në faqen “Maraklit E Fluturimit”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat