“Forumi shqiptar” merr dy poste në qeverinë e re të Malit të Zi

Aktuale

“Forumi shqiptar” merr dy poste në qeverinë e re të Malit të Zi

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 09:34
Nik Gjeloshaj

Koalicioni “Forumi Shqiptar” përmes kryetarit Nik Gjeloshaj, njofton se do të jetë pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi. shqiptarët do të marrin postin e Ministrit të Administratës Publike dhe Zëvendës Kryeministrit për Investimet Kapitale.

“Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga ajo që janë tani deri në mbyllje totale dhe që do të sigurojmë pension të pleqërisë për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht, Forumi shqiptar do të participojë edhe në Qeveri, duke marrë përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit për investime kapitale dhe ministrit të Administratës Publike. Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes publik, për avancimin e programit tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, dhe veçanërisht në ngritjën ekonomike të të gjithë qytetarëve”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat