“Luarasi”: Ja se si MASHTI po e helmon opinionin

Aktuale

“Luarasi”: Ja se si MASHTI po e helmon opinionin

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:43
MASHTI

Shtëpia e Botuese “Luarasi” i ka reaguar zvëvëndësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit ku ky i fundit ka thënë se këtë vit kanë pranuar oferta të paarsyeshme për libra.

“Luarasi” ka shkruar në Facebook se ministria e Arsimit po i dezinformon oponionin, ku sipas tyre me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres Arbërie Nagavci dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

Të martën zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar ndaj çështjes së blerjes së librave për vitin e ri shkollor.

Reagimi i plotë i Shtëpisë Botuese “Luarasi”:

1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.

2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.

3. Sikur të thoshte MASHTI, kam gabuar që kam paguar libra me çmime kaq të larta, prandaj sivjet nuk do të paguaj më; kjo do të ishte në rregull. Por, jo! Ministrja nuk është duke pranuar vonesën e shkaktuar nga ajo dhe kabineti i saj, prandaj gënjen dhe tenton që fajin ta hedhë te të tjerët.

4. Pastaj, secili çmim e ka propozuesin dhe shpjegimin pse është i tillë. MASHTI duke shpërndarë çmimet pa emër të ofertuesit dhe pa shpjegim të atij çmimi, në të vërtetë shpërndanë me qëllim perfid një gjysmë informatë për qëllim të vetin të çastit. Përveç se është duke e gënjyer vitin e ofertimit.

5. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat