Haskuka llogarit sa ari tokë do të kushtonin disa prej librave të filloristëve

Aktuale

Haskuka llogarit sa ari tokë do të kushtonin disa prej librave të filloristëve

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:48
Mytaher Haskuka dhe Albin Kurti

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka reaguar pas lajmit që Ministria e Arsimit është duke shqyrtuar mundësitë që për këtë vit shkollor të bëhet anulimi i blerjes së librave nga ky institucion.

Ai ka kalkuluar sa do të kushtonte një libër, sipas çmimit të ofertuar, nëse shumëzohet me 3.75 euro, që sipas Haskukës është vlera e një ari tokë.

”Për këta që po e kritikojnë Ministrinë e Arsimit për anulimin e blerjes së librave, po ju kalkuloj çmimet e librave me çmimet me të cilat kanë privatizuar tokat në Kosovë: një ari tokë= 3.75 Euro. Ndoshta kuptojnë më mirë:

Libri “Shoqëria dhe mjedisi 3”, çmimi 27 euro apo 7,2 ari tokë.

Libri “Fizika 9”, çmimi 18 euro apo 4,8 ari tokë.

Libri “Matematika 4”, çmimi 17,5 euro apo 4,7 ari tokë

Libri “Matematika 3”, çmimi 12 euro apo 3,2 ari tokë

Libri “Gjuha boshnjake” çmimi 30 euro, apo 8 ari tokë”, ka shkruar ai.

“Gjakderdhja financiare dhe plaçkitja e buxhetit shtetëror ka mbaruar, andaj buxheti shtetëror është në rritje. Ata që kritikojnë janë pjesë e grupeve që kanë përfituar nga plaçkitja e buxhetit andaj janë mobilizuar me gjithë kapitalin dhe portalet”, ka përfunduar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat