Policia e konfirmon arrestimin e “të fortit” të Prizrenit

Aktuale

Policia e konfirmon arrestimin e “të fortit” të Prizrenit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit të bazuar se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete ka dëmtuar financiarisht një familje.

Sipas PK, ky i fundit kontraktoi një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit viktimës mashkull kosovar, duke e ngarkuar viktimën me kamatë mujore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Media ka raportuar mbi këtë rast gjatë ditës së djeshme. I arrestuari është Beqir Hoxha, familjar i ish-gjykatësit të Prizrenit, Ymer Hoxhës.

Në dokumentin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila është siguruar nga Insajderi thuhet se Hoxha kishte kontraktuar një shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të një borxhi ndaj një familjes në Prizren.

Kryefamiljari Sh.S i familjes së dëmtuar kishte kërkuar 6 mijë euro borxh me qëllim të investimit në një biznes familjar. Hoxha ndal nga ajo shumë 600 euro në emër të kamatës mujore dhe i njëjti paralajmëron Sh.S-në se nëse i vonon të hollat duhet çdo muaj ta ndajë të njëjtën shumë.

Lidhja e Beqir Hoxhës me drejtësinë

Beqir Hoxha i arrestuari sot njihet gjithashtu edhe për lidhjet familjare që kishte në sistemin e drejtësisë në Prizren.

Ai e ka axhë ish-kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxhën.

Po ashtu gjyqtarin Lulzim Hoxha djalë të axhës. Ndërkaq, sikurse me Lulzimin lidhjen e njëjtë familjare e ka edhe me ish-zëvëndësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga LDK, Valdet Hoxhën i cili tash ushtron profesionin e avokatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat