Kurti: Në Athinë u konfirmua se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, njohja reciproke e domosdoshme

Aktuale

Kurti: Në Athinë u konfirmua se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE, njohja reciproke e domosdoshme

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:23
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, tha se të hënë në Athinë është konfirmuar edhe një herë se Ballkani Perëndimor vendin e ka në Bashkimin e Evropian.

Kreu i Qeverisë, potencoi se për Kosovën pjesëmarrja në darkën formale përbëjnë edhe një hap për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi dhe se he se ka thënë që njohja reciproke me Serbinë “është e domosdoshme”, ashtu si “të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”.

Sipas tij, de-eskalimi në komunat veriore praktikisht ka ndodhur e Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e Bratislavës.

“Kishim një darkë më udhëheqësit e BE-së. Presidenti i Ukrainës ishte pjesëmarrës në këtë takimi ku nxorëm edhe një deklaratë. Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka tjetër alternativë. Për fqinjësi të mirë, demokratike e evropian është e nevojshme njohja de fakto e de juro”.

“De-eskalimi në komunat veriore praktikisht ka ndodhur e Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e Bratislavës. Për Kosovën pjesëmarrja në Athinë përbëjnë edhe një hap për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë. Në darkë theksova se de-eskalimi është rezultat i arrestimit të atyre që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë e gazetarët dhe largimi i ekstremistëve nga veriu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat