Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator

Aktuale

Murati për faljen e 100 eurove të tatimit: Komunat duhet të marrin vendim deri më 16 shtator

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 12:34
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka insistuar që komunat t’i respektojnë afatet për heqjen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se komunat kanë afat deri me 16 shtator që të ndërmarrin veprime për zbatimin e Ligjit.

“Sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë, ndryshimi që është miratuar parasheh zbritjen deri në 100 euro, për lartësinë e faturës për secilin tatimpagues. Me miratimin e këtij Ligji, Kuvendet Komunale e kanë parasysh, apo të domosdoshme të marrin vendimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi, që i bie data e fundit është 16 shtator. Tash u takon Kuvendeve Komunale që të aplikojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë.  Kjo përkon edhe me afatin e këstit të dytë e që është 30 shtator. Pra është tepër mirë sepse përkon data që secili qytetarët ta dijë se sa nga tatimi në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverise.

Kujtojmë që komunat sot kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Kjo pasi sipas tyre nuk janë konsultuar për ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, e ku parashihet heqja e 100 eurove për tatimin në pronë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat