Haxhiu për Kodin Civil: Planifikojmë ta procedojmë këtë vit, po sigurojmë mbështetjen e deputetëve

Aktuale

Haxhiu për Kodin Civil: Planifikojmë ta procedojmë këtë vit, po sigurojmë mbështetjen e deputetëve

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 13:33
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria planifikon që brenda këtij viti ta procedojë Kodin Civil.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka deklaruar se janë duke punuar me deputetët e Kuvendit që Kodi Civil të mos dështojë.

“Sigurisht që mund të pyetem për procedimin e Kodit Civil, planifikojmë që brenda këtij viti t’i procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Pse deri tash nuk është proceduar? Iu kam treguar edhe në konferenca të kaluara që ne jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që Kodi Civil të mos dështojë në Kuvendit.” – tha ajo.

Ministrja Haxhiu përmendi se janë duke u siguruar që ta kenë mbështetjen edhe nga deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu, edhtë opozitës.

“Qëllimi jonë është që mos të dështojë, po sigurohemi që ta kemi mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar, sikurse edhe të opozitës.” – u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat