“Serbia, armë Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës”, Vuçiq i ashpër me Von Cramon

Aktuale

“Serbia, armë Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës”, Vuçiq i ashpër me Von Cramon

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 15:41
Vuqiq, Von Cramon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila tha se kreu i shtetit serb u takua me Volodymyr Zelenskyn në Athinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën si dhe për një marrëveshje mbi armët në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Vuçiq ka theksuar se nuk ka asnjë vend në botë që mund t’i bëjë presion Ukrainës.

“Epo, ajo grua tha se Vuçiqi është një superfuqi botërore që, imagjinoni, po i bën presion Ukrainës. Nuk ka asnjë vend në botë që mund të bëjë presion ndaj Ukrainës, përveç, sipas Viola von Cramon, Aleksandar Vuçiqit dhe Serbisë. Nëse nuk do të ishte trishtuese, do të ishte qesharake.

Kjo tregon se sa shumë ajo e urren Serbinë dhe politikën e pavarur dhe liridashëse të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat