Tekstet shkollore, Haradinaj i ashpër me kryeministrin: Kur është boll për Kurtin?

Aktuale

Tekstet shkollore, Haradinaj i ashpër me kryeministrin: Kur është boll për Kurtin?

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:40
Haraidinaj, Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për mos sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit në vitin shkollor 2023/24.

Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka pyetur se “çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga”, thotë Haradinaj.

“Kur është boll për Kurtin?!”, ka pyetur kreu i AAK-së.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se këtë vit shkollor nuk do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat