“Kosova humbi nga takimi në Athinë”, analisti: Kurti duhet të refuzonte Mitsotakis dhe të koordinohej me Ramën

Aktuale

“Kosova humbi nga takimi në Athinë”, analisti: Kurti duhet të refuzonte Mitsotakis dhe të koordinohej me Ramën

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:02
Melazim Koci

Analisti Melazim Koci, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” tha se Kosova humbi me pjesëmarrjen në darkën e organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Kjo për faktin, sipas tij, se presidenti serb mori premtimin e Ukrainës dhe Greqisë se nuk do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Analisti shprehet se Kurti duhet ta refuzonte darkën për shkak edhe të zhvillimeve të fundit mes Athinës dhe Tiranës zyrtare për çështjen e Fredi Belerit. Koçi shtoi se Kurti duhet të bëjë një hap edhe të koordinohet me Ramën për çështjet e politikës së jashtme për të përballuar presionet ndaj dy vendeve.

“Kosova humbi në Athinë. Humbi për faktin që deklarata e Vuçiç se ka marrë zotimin e Mitsotakis dhe Zelenskyt se nuk do të njohin Kosovën nuk u demantua as nga Mitsotakis dhe as nga Zelensky. Këtu Kosova doli e humbur. Doli edhe për disa çështje të tjera. Nuk kishte simbole shtetërore dhe kjo dëshmoi se i ishte bërë koncension serbisë për shkak të eliminimit të Kosovës si entitet shtetëror u hoqën simbolet dhe të shteteve të tjera.

E treta, nuk kishte takim Zelensky Kurti dhe mendoj se nëse Kurti ka pasur informatën se nuk do të ketë takim me Zelenksyn, ai nuk është dashur të shkojë në Athinë fare. Shkuarja e tij në Athinë ka pasur kuptim vetëm në kontekstin e një takimi me Zelenskyn. Mendoj se Kurti është dashur të refuzojë shkuarjen për shkak të zhvillimeve në raportet Athinë-Tiranë dhe në vend të Athinës të shkojë në Tiranë dhe të takohet me Ramën në këtë moment shumë delikat sepse është evidente që ka presion të Beogradit dhe të Athinës mbi faktorin shqiptar. Kësaj radhe nuk jemi më të ndarë.

Ka presion të koordinuar të Athinës dhe Beogradit mbi Kosovën dhe Shqipërinë. Është urgjente që zoti Kurti dhe Rama t’i harrojnë të gjitha dhe të ulen të bisedojnë dhe të formulojnë nëse ka nevojë piketa të politikës së përbashkët të jashtme. Vetëm kështu mund t’i bëjnë ballë presionit që vjen nga Athina dhe Beogradi. Të ndarë dhe të përçarë nuk do të kalojnë mirë. Mendoj se Rama ka bërë një hap duke hequr dorë nga Ballkani i Hapur, i mbetet zotit Kurti që të bëjë një hap, të kërkojë takim me Ramën dhe të kërkojë që ta bëjë të qartë se nuk ka kthim tek Ballkani i Hapur dhe të koordinojnë politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të fuziqoheshim si faktor dhe do të neutralizonim presionet jo korrekte që vijnë nga Athina dhe Beogradi.“, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat