Haradinaj: Kurti recidivist në dëmet që po ia bën Kosovës, dyshoj që është njeri i Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Kurti recidivist në dëmet që po ia bën Kosovës, dyshoj që është njeri i Serbisë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:17
Ramush Haradinaj

Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshon që kryeministri Albin Kurti ‘është njeri i Serbisë”.

Haradinaj ka thënë se Kurti është recidivist meqë sipas tij ka bërë shumë dëme, duke filluar nga raportet me aleatët e vendimet e brendshme.

 “Kryeministri i Kosovës që nuk ftohet në Washingotn është problem. Në shumë fusha të jetës tonë, Kurti po e dëmton qytetarin e Kosovës direkt. Sjellja e tij me mësimdhënës për ato 50 euro. Mburrja që e kemi borxhin publik të vogël, dëgjoni borxhi publik është më pak rrezik se ikja e njerëzve. Ky ka bërë shumë dëme. Duke marrë parasysh edhe ato strategjike me aleatët./T7

Ky është recidivisht. Po bëhet një listë e gjatë e dëmeve. Dyshoj që është njeri i Serbisë. Ky është i kontratkuar vetëm për dëm për Kosovën. Unë dyshoj që ky është njeri i Serbisë. Një njeri i këtij veni, nuk ia bon këto që po ia bën ky këtij vendi. Ni njeri i këtij vendi nuk i lë fëmijët pa libra”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat