Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë: As Nagavci s’e ka të qartë si do të sigurohen librat

Aktuale

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë: As Nagavci s’e ka të qartë si do të sigurohen librat

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 18:49
Drita Kadriu

Sot është mbajtur takimi në mes të drejtorëve të Arsimit nga të gjitha komunat e Kosovës, ku u diskutua për situatën e krijuar së fundi për sa i përket furnizimit me tekste shkollore.

Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, kritikoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për propozimin e saj për sa i përket çështjes së teksteve shkollore.

Ministrja Nagavci, ditë më parë tha se këtë vit, qeveria nuk do t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e klasave I-IX, por se ato do të blihen nga prindërit e të cilët do t’i rimburësojë qeveria.

“As Nagavci vetë nuk e ka të qartë se si do të rrjedhë ky proces. Andaj, mendoj se vonesat në hapa e kanë bërë të vështirë këtë fillim të vitit shkollor”, tha ajo në “Info Magazine” .

Kadriu tha se propozimi i Nagavcit që prindërve t’u kompensohen mjetet financiare për blerjen e teksteve shkollore, është dashur të nisë më herët.

“Sikur të kishin filluar proceset më herët, kur në fund të majit dhe qershor aktivet profesionale të shkollave i kanë zgjedhur librat përmes udhëzimeve që i ka shpërndarë Ministria për një pjesë të librave, e që është quajtur Loti1, dhe ato të dhëna janë mbledhur në Ministri, ndërsa për pjesën e dytë të librave kemi pritur se gjatë qershorit do t’i marrim udhëzimet për Lotin2, por kjo nuk ka ndodhur. Andaj, që nga fundi i qershorit ka pasur një shqetësim se çfarë po ndodh në këtë proces të rëndësishëm”, tha drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat