Ahmeti: Opozita shqiptare e keqpërdori vizitën e Kurtit

Aktuale

Ahmeti: Opozita shqiptare e keqpërdori vizitën e Kurtit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:30
Albin Kurti

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për ‘RTK Prime’ ka deklaruar se opozita shqiptare në Maqedoninë Veriore e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Kurti në Çair e Tetovë.

“E mirë dhe e shëndetshme është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kam zbritur në Maqedoni të Veriut. Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës. Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës, vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën. Mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, në veçanti me ekzekutivin e Kosovës”, ka theksuar Ali Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se  kërkesa e Qeverisë së Kosovës ka qenë për  një takim me ministrin Liburn Aliu që është më i thirruri në çështjen e hapjes së rrugës Tetovë-Prizren edhe pse në program qeveritar, por edhe në programin zgjedhor të BDI-së me prioritet ka qenë Korridori i 8 dhe aneksi Tetovë-Prizren.

Duke folur për për rrugën Tetovë – Prizren, Ahmeti ka thënë se ajo nuk bëhet me shoqata humanitare, por  me marrëveshje mes shtetesh.

Ahmeti ka theksuar se ka mbajtur në vazhdimësi linjat shtetërore, komunikimin me shtetin e Kosovës e të Shqipërisë dhe asnjëherë nuk jam involvuar në çështje të brendshme të partive politike si në Kosovë si në Shqipëri.

“Me Kosovën kam disa veçori dhe specifika. Në Kosovë i kam shokët të shpërndarë. Një pjesë të madhe të shokëve i kam në PDK , një pjesë në AAK, një pjesë në lëvizjen Vetëvendosje. Kam miq edhe në LDK dhe ne Lëvizjen për Bashkim, por asnjëherë nuk kamë marrë anë për arsye se mua më është dashur komunikimi me shtetin si me Kosovën ashtu edhe me Shqipërinë”, ka theksuar ai.

Duke folur për reagimet e emërimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair , aAhmeti ka theksuar se u ngutën  kryeministri e edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jo njëherë prej meje opozita maqedone ka kërkuar që unë që t’i shajë ata, që atyre tu rritet rejtingu te komuniteti maqedonas. Por unë nuk kamë bërë”. I kamë thënë presidentit dhe kryeministrit të Maqedonisë mos u ngutni se ju keni rënë në grackën që është përgatitur. Jam i bindur që kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë, e as kryeministri Kurti nuk e kanë ditur këtë dhe se kjo situatë mori dimension ndërshtetëror që nuk është e dobishme për Kosovën sepse kështu t’i po ja hap rrugën edhe Vuçiqit që të vijë ai dhe të thotë unë po e bëjë një tunel ta lidhë Rudarin me një kund tjetër në Serbi”, ka theksuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat