Ahmeti: Për veriun, Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët

Aktuale

Ahmeti: Për veriun, Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:31
Ali Ahmeti

Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, me Brukselin dhe Uashingtonin për t’i tejkaluar tensionet në veriun e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ai tha se Kosova e ka të vështirë dialogimin me Serbinë, por nuk ka alternativë tjetër.

“Ne mendojë që edhe sot do të ishim në luftë pa ndihmën e NATO-s, pa intervenim të NATO-s pa përcaktim të fortë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe të aleatëve të saj që intervenuan dhe i dolën në ndihmë popullit të Kosovës, ndryshe Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot”, deklaroi Ahmeti.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thotë se gjatë luftës Serbia ka qenë shumë herë më e fortë se ushtarët e lirisë, por lufta edhe pse e larë me gjak është fituar me ndihmën e aleatëve.

“Duke i pasur parasysh këto gjëra, Kosova duhet të jetë në komunikim dhe bashkëpunim me Brukselin, me Uashingtonin , me NATO-n...E kuptoj që Kosova nuk e ka të lehtë, sepse ende ka të pa zgjedhur çështjen e të pa gjeturve, por nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut për të ecur përpara”, deklaroi Ahmeti i BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat