Tomë Gashi: Qeveria Mustafa ia kishte ndaluar Dejonës hyrjen në Kosovë, unë isha avokat i saj

Aktuale

Tomë Gashi: Qeveria Mustafa ia kishte ndaluar Dejonës hyrjen në Kosovë, unë isha avokat i saj

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:26
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka komentuar çështjen e shumëdiskutuar të Dejona Mihalit.

Avokati Gashi, në një intervistë për lajminet ka dhënë një detaj interesant, duke thënë se zonjës në fjalë njëherë i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Gjithnjë sipas Gashit, kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur në krye të qeverisë ishte Mustafa.

“Qeveria Mustafa ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Dejona Mihalit. Unë kam qenë avokat i saj”, shtoi ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat