Detaje nga tragjedia në QKUK: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq, i gjithë ekipi kujdestar u asfiksua

Aktuale

Detaje nga tragjedia në QKUK: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq, i gjithë ekipi kujdestar u asfiksua

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 06:36 Përditësuar në ora: 08:23 më 24.08.2023
Foto ilustrim

SHSKUK konfirmon: Vdes një pacient në Klinikën e Psikiatrisë, dyshohet se ia vuri zjarrin vetes

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një zjarr në QKUK, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike.

Sipas njoftimit të tyre, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë  në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore”.

“Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë  e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni)  ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu  e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët  gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës”.

Zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një pacient i hospitalizuar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK ka mbetur i vdekur nga zjarri në njërën nga dhomat e shërbimit emergjent të kësaj klinike.

Gazeta ka mësuar se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dal nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

Pacienti ishte vendosur në një dhomë të izoluar në këtë shërbim. Rreth një orë më vonë ka rënë zjarr në dhomën e pacientit duke u djegur dysheku i shtratit, dhe si pasojë e flakëve pacienti ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri. Dyshimet e para janë se pacienti mund të ketë pasur shkrepsë me vete.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Dr. Faton Kutllovci. Ai i ka thënë Gazetës Shneta se pacienti ishte trajtuar edhe më parë në klinikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

I pranishëm ka qenë edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Elvir Azizi.

Një i vdekur nga zjarri që përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që ka rënë pak më parë në Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Media raporton se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore nga ky zjarr.

Zjarri ka rënë në njërën nga dhomat e Shërbimit Emergjent të kësaj Klinike, teksa akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Media është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, aty ku janë edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës, që po merren me hetimin e rastit.

Zjarr në klinikën e Psikiatrisë në QKUK, dyshohet për viktima

Një zjarr ka rënë në klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet fillestare të Indeksonline pohojnë se dyshohet se ka edhe viktima nga ky rast.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke kryer hetimet mbi rastin.

Akoma nuk dihet se çka ka qenë shkaku i këtij zjarri.

Media ishte në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat