​Kurti takoi anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Aktuale

​Kurti takoi anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:46
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi mirëpriti në kryeministri Joseph DioGuardi, kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, anëtarë të bordit dhe anëtarë tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë - Izrael, që u zhvillua të mërkurën.

Sipas njoftimit, Kurti tha se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku sot përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit po shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve. Në këtë takim kryeministri Kurti, nënvizoi se tashmë po bëhen 33 vjet kur përfaqësuesit amerikanë, Bob Dole, Tom Lantos si dhe Joe DioGuardi, arritën në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje Kosovës, luftës të saj çlirimtare dhe thirrjeve të popullit për liri, demokraci dhe republikë.

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, u shpreh se me ''Murin e Nderit'' të inauguruar sot po ndërtohet një urë mes popullit hebre dhe popullit të Kosovës. Ndërkaq, drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley duke dhënë mbështetjen për Kosovën, falënderoi kryeministrin dhe shtetin e Kosovës që e bëri të munduar që ''Muri i Nderit'' të bëhet realitet.

Me të pranishmit u bisedua edhe rreth gjendjes aktuale politike ku edhe i njoftoi më gjerësisht për situatën politike në vend dhe për progresin, arritjet dhe reformat gjatë qeverisjes së deritanishme, si dhe për mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Qeverinë dhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat