Pantina: LDK-ja do angazhohet t’ia shkurtojë jetën politike kësaj qeverie

Aktuale

Pantina: LDK-ja do angazhohet t’ia shkurtojë jetën politike kësaj qeverie

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 09:42
Shqipe Pantina

Rrëzimin e Qeverisë Kurti do të angazhohet ta bëjë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kështu bën të ditur anëtarja e kësaj partie, Shqipe Pantina, e cila beson se njëjtë do veprojnë edhe partitë tjera.

Pantina thotë se “për t’ia shkurtuar jetën politike” Qeverisë, duhet të ketë një angazhim më të madh shoqëror.

“Votat mund të vijnë vetëm nëse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë një gatishmëri që ta rrëzojnë këtë pushtet. Natyrisht dhe LDK-ja, besoj edhe partitë tjera, do të angazhohen që t’ia shkurtojnë sa më shpejt jetën politike kësaj Qeverie, por mendoj që duhet një angazhim më i madh shoqëror që t’i jepet fund kësaj mënyre të keqqeverisjes”, deklaroi ajo në “Ditari” në Tëvë 1.

Një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti ishte inicuar nga AAK-ja para rreth tre muajsh, pas situatës së krijuar në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat