Rukiqi i reagon ministres Haxhiu për videomesazhin

Aktuale

Rukiqi i reagon ministres Haxhiu për videomesazhin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:25
Berat Rukiqi

“Kur ke kohe dhe nuk punon asgje...del rrugëve, bën video”, ka shkruar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një reagim ndaj videoadresimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sulmoi dhe akuzoi Prokurinë e Kosovës se nuk po kryen punën e saj, duke u thirrur në një rast të një prone të dhënë në shfrytëzim dhjetë vjeçar nga një ish-Ministër i Drejtësisë.

Rukiqi këto sulmet ndaj Prokurisë nga ana e Qeverisë së Kosovës i quajti “të paprecedenta për demokracinë” por “shumë të lakmëueshme për shtetet totalitare”.

Reagimi i Rukiqit:

Kur ke kohe dhe nuk punon asgje, kur ke deshtime kolosale ne secilen fushe, kur te shperfaqet korrupsioni ne te gjitha anet, del rrugeve, ben video, krijon dhe sulmon armiq fiktiv, kercenon dhe linçon mediat, shoqerine civile, bizneset, prokuroret, gjyqtaret dhe opoziten.

Veprimet e pushtetit aktual jane te paprecedenta per demokracite, por shume te lakmueshme per shtetet totalitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat