Halimi e LDK-së: Kjo garniturë qeverisëse torturon qytetarët me teledramat propagandistike

Aktuale

Halimi e LDK-së: Kjo garniturë qeverisëse torturon qytetarët me teledramat propagandistike

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:27
Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se qeveria po i torturon qytetarët me teledramat propagandistike.

Halimi tutje ka thënë se përgatitjet për Tv spote marrin shumë kohë dhe prodhojnë urrejtje, dhe sipas saj ky mllef do të duhet të përkthehej në përgjegjësi për besim e 51%.

Por sipas saj mllefi i tyre është ndaj sistemit shtetëror është investimi i vetëm i këtij pushteti.

Postimi i plotë:

Në vend se të prezantoheshin rezultate konkrete, kjo garniturë qeverisëse torturon qytetarët me teledramat propagandistike.

Përgatitjet për TV spote marrin shumë kohë dhe prodhojnë urrejtje. Ky mllef do të duhej të përkthehej në përgjegjësi për besimin e 51 për qind të trupit zgjedhor por jo, mllefi ndaj sistemit shtetëror është investimi i vetëm i këtij pushteti.

Nga vije gjithë ky mllef i tërbuar, ndaj gjithsecilit që nuk e pranon diktatin, mbetët ende mister!?

Por, ajo çfarë dihet është se e kaluara nuk mund të mbulojë paaftësinë për të qeverisë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat