Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është takuar me Rozeta Hajdarin në zyrën e saj

Aktuale

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është takuar me Rozeta Hajdarin në zyrën e saj

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:07
Ridvan Muharremi

Avokati Mahmut Halimi tregon se afaristi Ridvan Muharremi, i arrestuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore, është takuar me ministren Rozeta Hajdari në Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Halimi tha se Ridvan Muharremit i është kërkuar ndihmë për sigurimin e rezervave shtetërore nga vetë ministrja Rozeta Hajdari.

“Është ftuar nga Ministria, i ka pyet me kënd je duke folur, ka thënë kur të vish në Ministri lajmërohesh në recepsion pastaj takohemi, drejt në zyrën e Rozeta Hajdarit, aty kanë qenë zyrtarë të lartë të ministrisë, ka qenë edhe ministrja aty. Edhe Ridvani e ka cekë që për herë të parë Hajdarin e kam taku në zyrën e saj”, tha ai.

Ai tha se nga Muharremi, ministrja Hajdari ka kërkuar të gjejë treg për të siguruar vaj dhe sheqer.

“Kanë kërku nga ai të shikoj të gjej treg të vajit dhe sheqerit, ka thënë se do të interesohet dhe do t’i lajmërojë shumë shpejt. Është përshirë për të kontribuuar”, ka thënë ai.

Halimi tha se klienti i tij nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me MINT-in, derisa shtoi se nënshkrimi i tij nuk gjendet në asnjë dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat