Avokati Halimi: Ridvan Muharremi ia prezantoi MINT-it Nezir Idrizin, i cili ishte ortak në kompaninë polake

Aktuale

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi ia prezantoi MINT-it Nezir Idrizin, i cili ishte ortak në kompaninë polake

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:32
Pamje nga lokali i Ridvan Muharremit

Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka treguar se si klienti i tij është kontaktuar nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Halimi tha se klienti i tij Ridvan Muharremi është bërë ndërmjetësues për MINT-in dhe një personi nga Prishtina, me emrin Nezir Idrizi i cili ishte prezantuar si ortak i kompanisë polake “Santo”.

“Një qytetar i Prishtinës pak kohë përpara ka kërku një lokal me qira nga Ridvani, e ka pyet ky çfarë veprimtarie dëshiron ta ushtrosh, ai thotë se së bashku me një person nga Polonia të regjistrum edhe në Poloni biznesin e mallrave me shumicë të produkteve ushqimore. E merr atë personin e Prishtinës, Ridvani, emrin s’po ia qes në publik, e ka prokuroria, edhe ka bisedu me ta kanë metë ata me bisedu.

“Ai është bashkëpronar i kompanisë “Santo” në Poloni, edhe Ridvani ju thotë policisë, kur ka dhanë deklaratë e kontrolloni në ARBK e do ta shihni se çfarë biznesi se çfarë biznesi ka në Prishtinë, është degë e biznesit Santo në Poloni. Ridvani ka thënë se ka bisedu me të dhe i ka thënë se ka nevojë ministria për grurë dhe vaj. Kontakti me firmën polake, ka bisedu Ridvani me këtë nga Prishtina. Ai ka thënë se do flas me ortakun tim. Muharremi i ka thënë se flisni me MINT. Aty pushon cdo aktivitet i Ridvanit më nuk ka lidhje me këtë punë”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Ridvan Muharremi më pas nuk ka pasur kontakt me MINT-in dhe as me Nezir Idrizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat