Sindikata: Koha ku minatorët janë lënë nën mëshirën e fatit ka përfunduar

Aktuale

Sindikata: Koha ku minatorët janë lënë nën mëshirën e fatit ka përfunduar

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim me zëvendës Ministrin e Republikës së Kosovës, Getoar Mjekun, Valon Prebrezën, dhe me menaxhmentin e Ndërmarrjes.

Sipas sindikatës ky takim ishte pa “kurrfarë përmbajtje, qëllimi apo vullneti të sinqert për të dhënë kontribut në tejaklimin e problemeve nga menaxhmenti”.

Zëvendës ministri, Mjeku dhe Prebreza sipas sindikatës nuk kanë diskutuar për problemet reale.

Takimi i djeshem përkundër dëshirës dhe përpjekjeve tona si sindikatë për të adresuar problemtikat me të cilat ballafaqohemi dhe për të gjetur zgjidhje konkrete nga ana e menaxhmentit nuk kishte nje përpjekje e sinqert për të gjetur rrugen e bashkpunimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohemi. Ne adresuam shqetësimin tonë lidhur me ndaljen e pagave për minatorërt grevist, duke kërkuar ekzekutimin e plotë të pagave, por menaxhmenti refuzoi kërkesën tonë, duke lënë të kuptojmë se djersa e minatorit nuk do të kompenzohet”, ka shkruar Sindikata në një reagim në Facebook.

Për sindikalistët ndalja e pagave për minatorët grevist është e papranueshme dhe do të t’i detyrojë të ndërmarrin të gjitha masat ligjore, deri në realizimin e të drejtave.

Ne minatorët e ndermarrjes Trepça Sh.A. me shumë se kurdoher duhet të jemi të bashkuar dhe të ia bëjme me dije secilit që fati i minatoreve dhe buka e familjes se tyre nuk do ti lihet nën mëshiren e cilitdo kryeshef apo menaxhment”, thuhet në njoftim.

Koha kur minatoret janë lënë nën mëshiren e fatit ka përfunduar. Ne do të kërkojmë realzimin e të drejtave tona në çdo rrugë dhe mjet ligjor”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat