Nagavci tregon numrin e prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave

Aktuale

Nagavci tregon numrin e prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e librave

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:58
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në orën 19:00 të ditës së sotme (e premte) kanë aplikuar rreth 12 mijë prindër për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ajo ka shkruar në Facebook se mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore.

“Kemi hapur sot platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore. Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nga Drejtoritë komunale të arsimit është kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre.

“Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t'i ndajnë këto lista me prindërit”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat