Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit: Në Serbi janë afro 16 varreza masive

Aktuale

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit: Në Serbi janë afro 16 varreza masive

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Në Serbi janë afro 16 varreza masive, pesë prej të cilave të konfirmuara, ka thënë, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

Gara tha se kanë bërë kërkesë zyrtare për fillimin e gërmimeve te pala serbe, përkatësisht në lokacionet e reja por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuar deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtaret për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione, apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e pa përfunduara. Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka do me thanë në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të pa përfunduara për ne”.

“Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmojë që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe”, tha për Eo Gara.

Për të vazhduar gërmimet, Gara thotë se duhet koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i bëhet presion Serbisë që të fillohet me punë.

Ai pohon se në këtë drejtim do të ndihmonin shumë edhe të dhënat nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme të ish-policisë serbe për periudhën e luftës, por edhe presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat