Krasniqi: Ministria e Arsimit ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve

Aktuale

Krasniqi: Ministria e Arsimit ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 22:45
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, vlerëson se Ministria e Arsimit ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve, pas situatës së krijuar me pajisjen e librave.

Sipas Krasniqit, një pjesë e prindërve paratë mund t’i harxhojnë për diçka tjetër.

Ndërsa veprimin e ministrisë që t’ua japë prindërve t’i blejnë librat, ai e cilëson si të palogjikshëm.

“Ministria e Arsimit ua ka vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve. Shumë prindër nuk kanë llogari bankare, të tjerë nuk kanë qasje në internet, shumë nuk dinë si të procedojnë. Mund të ketë edhe të tjerë që paratë mund t’i harxhojnë për ndonjë hall tjetër”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.

“Ky veprim i ministrisë me librat vërtet është i palogjikshëm. Qeveria e ka mandatin t’ua lehtësojë jetën njerëzve e jo t’ua shtojë problemet. Raportet me botuesit rregullohen ndryshe, jo në dëm të nxënësve e familjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat