Bajrami e LDK-së: Nxënësit s’kanë me i pasë të gjitha librat, veç ju lavdëroheni me dështime

Aktuale

Bajrami e LDK-së: Nxënësit s’kanë me i pasë të gjitha librat, veç ju lavdëroheni me dështime

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:34
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 15 viteve, në çdo shkollë “dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami ka shtruar disa pyetje në drejtim të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me aplikimin për tekstet shkollore.

“Veç ju lavdëroheni me dështime!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat

A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në eKosova?

A e dinë ata që MASHTi ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?

A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?

Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?

Veç ju lavdëroheni me dështime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat