Rizvanolli me një video udhëzuese shpjegon mënyrën e aplikimit për subvencionim

Aktuale

Rizvanolli me një video udhëzuese shpjegon mënyrën e aplikimit për subvencionim

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:51
Artane Rizvanolli 

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar për procedurat të cilat duhet t’i ndjekin qytetarët sa i përket  aplikimit për  subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar si dhe aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake.

Këtë Rizvanolli e ka bërë përmes  një video udhëzuese, ku janë shpjeguar procedurat e aplikimit.

“Përmes kësaj video udhëzuese, keni mundësinë të informoheni hap pas hapi rreth procedurës për të aplikuar për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë,

Përmes kësaj video udhëzuese, keni mundësinë të informoheni hap pas hapi rreth procedurës për të aplikuar për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar.

Për t'u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9

Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467

Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat