Tahiri: Është dobësuar organizimi shtetëror

Aktuale

Tahiri: Është dobësuar organizimi shtetëror

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 17:21
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar përsëri Qeverinë për çështjen e mos sigurimit të librave shkollor, që ato të blihen nga prindërit dhe me pas të rimbursohen.

Sipas tij, kjo është demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve.

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”.

Ai tha se “është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat