Replika e fuqishme e Kurtit ndaj Brnabiqit, Bytyçi ‘zbulon’ një detaj: Ja çfarë bëri kryeministri kroat - Rama nuk reagoi fare

Aktuale

Replika e fuqishme e Kurtit ndaj Brnabiqit, Bytyçi ‘zbulon’ një detaj: Ja çfarë bëri kryeministri kroat - Rama nuk reagoi fare

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 17:28
Liderët e rajonit në Samitin e Beldit

Profesori Enver Bytyçi ka komentyar fjalmin e djeshëm në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Ljubjanë të Sllovenisë.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se pas replikës ndaj Brnabiqit, kryeministri kroat ia dha dorën kryeministrit Kurti, por njëjtë nuk veproi kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Shqiptarët do të kishin pritur që të ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që do të afrohej dhe përshëndetej me kryeministrin e Kosovës për këtë fjalim të shkëlqyer. Por nuk ndodhi kjo. Në vend të shqiptarit pro-serb, Edi Ramës, Albin Kurtin e përshëndeti përzemërsisht kroati anti-serb, Andrej Plenkoviç! Kur mungon vëllai gjen mbështetje të kojshia”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti foli dje në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Ljubjanë të Sllovenisë. Dhe pas fjalës së tij në përgjigje të Brnabiq nuk mori vetëm duartroktije. Ishte kryeministri kroat, ai që u shkëput dhe i dha dorën kryeministrit të Kosovës, në shenjë respekti për fjalën e tij të mrekullueshme, në reagim të akuzave serbe kundër Kosovës.

Shqiptarët do të kishin pritur që të ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që do të afrohej dhe përshëndetej me kryeministrin e Kosovës për këtë fjalim të shkëlqyer. Por nuk ndodhi kjo. Në vend të shqiptarit pro-serb, Edi Ramës, Albin Kurtin e përshëndeti përzemërsisht kroati anti-serb, Andrej Plenkoviç! Kur mungon vëllai gjen mbështetje të kojshia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat